Philippe Coutinho do të bartë fanellën me numër 7 te Barcelona pas finalizmit të transferimit për 160 milionë euro nga Liverpooli.
Braziliani është nisur për në Spanjë nga Londra për të finalizuar marrëveshjen pasi dy klubet ranë dakord për tarifën e transferimit në fillim të ditës së sotme (e shtunë), transmeton portali arbresh.info.
Coutinho do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare e gjysmë, e cila përfshin gjithashtu një klauzolë të lëshimit prej 400 milionë euro.
Bazuar në radion spanjolle ‘Onda Cero’, Coutinho do t’i ofrohet fanella me numër 7 nga lideri në La Liga në pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Kjo fanellë aktualisht është e okupuar nga Arda Turan, por 30-vjeçari nuk ka qenë pjesë e asnjë ndeshje këtë sezon te Barcelona dhe pritet të largohet nga klubi në Camp Nou brenda këtij muaji./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/949717327108481024
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...