AS Roma është befasuar mbrëmjen e sotme (e shtunë) nga Atalanta duke pësuar humbje në Olimpico.
“Giallorosët” janë mposhtur me rezultat të ngushtë 1 me 2 në takimin e xhiros së 20-të të zhvilluar në kuadër të Serie A si nikoqir kundër skuadrës së portierit shqiptar Etrit Berisha, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët arritën një avantazh prej dy golave pas vetëm 20 minutave lojë në Olimpico. Pas golit të epërsisë të realizuar në minutën e 14′ nga Cornelius, Roma pësoi për 0 me 2 vetëm pesë minuta më vonë. Mesfushori holandez Marten de Roon realizoi golin në minutën e 19′ pas asistimit nga Alejandro Gomez.

Edhe pse arritën për të ngushtuar epërsinë në 1 me 2 në pjesën e dytë të ndeshjes përmes golit nga Edin Dzeko (56′), skuadra e Eusebio Di Francescos nuk arriti të siguronte të paktën një pikë pavarësisht përpjekjeve të shumta për të shënuar në portën e Berishës.
AS Roma qëndron në pozitën e pestë me 39 pikë, një më pak se Lazio në pozitën e katërt, ndërsa Atalanta qëndron në pozitën e shtatë me 30 pikë./arbresh.info/
Shikoni tri golat e realizuar këtë ndeshje:
https://streamable.com/o6r6n
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...