Papunësia në Gjermani për vitin 2017 arriti në nivelin më të ulët që prej ribashkimit në vitin 1990 duke kaluar nën 6 për qind, një tregus shtesë i dinamikës së ekonomisë së parë evropiane që po bën tre muaj pa qeveri.
“Në dhjetor, niveli i papunësisë ishte 5,5 për qind sipas të dhënave të korrigjuara nga variacionet sezonale, ndërkohë që për të gjithë vitin ai ra në 5,7 për qind, niveli më i ulët që prej ribashkimit”, njoftoi sot agjencia gjermane e punësimit.
Vitin e kaluar, numri i të papunëve ra me 158.000 persona duke arritur 2,53 milionë persona pa punë.
Gjermania regjistron prej shumë vitesh një nivel papunësie vjetor në rënie.
Ai kaloi nga 6,9 për qind në vitin 2013 në 6,7 për qind në vitin 2014, 6,4 për qind në vitin 2015 më pas 6,1 për qind në 2016-ën, deri sa ra nën nivelin 6 për qind në vitin 2017. /ATSH
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...