Sipas raporteve në Itali, Theo Walcott i është ofruar AC Milanit.
Anësori nuk ka arritur të sigurojë pozitë startuese në skuadrën e Arsenalit këtë sezon dhe shpresat e tij për të depërtuar në skuadrën e Kampionatit Botëror te Anglia janë të vogla, transmeton portali arbresh.info.

Southamptoni dhe Evertoni janë ndër skuadrat në Premierë Ligë që kanë shfaqur interesimin në transferimin e tij.
Por, ‘Corriere dello Sport’ raporton që ai ka kërkuar transferimin në formë huazimi te AC Milani.
28-vjeçari beson se ka edne shumë për të ofruar dhe fillimi i ri në Itali mund t’i jap atij atë që është duke kërkuar./arbresh.info/
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...
Tahiri kërkon ulje të tarifave të rrymës: Pas zgjedhjeve çmi...
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...