Nisma për Kosovën, konkretisht kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, inicio një mocion mosbesimi për Qeverinë Mustafa i cili mori përkrahjen e shumicës në Kuvend.
Mirëpo, pati akuza të ashpra nga Lidhja Demokratike e Kosovës se kjo nismë ishte e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa Nisma ishte vetëm lodër në këtë çështje.
Këto akuza kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në një intervistë për lajmi.net, i hedh poshtë duke thënë se nuk bëhet instrument i askujt, andaj nisma e mocionit ishte kryekëput e kësaj partie.
“Unë besoj se ata e dinë, unë kam marrëdhënie komunikimi, bashkëpunimit ose ma mirë të them njohje personale me të gjithë akterët politik dhe ata e njohin mënyrën e funksionimit tim, e dinë pak a shumë vizionin dhe konceptin se si funksionoi në politikë, e dinë se nuk bëhem instrument i askujt”, tha Limaj.
Zëvendëskryeministri sqaron se çështja e mocionit ka qenë ide e tyre kthyer në një iniciativë e shfrytëzuar me të drejt kushtetuese për t’i hapur një mundësi tjetër Kosovës. Këto dhe detaje të tjera i gjeni në intervistën më poshtë
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar