Projekti i Administratës Tatimore të Kosovës me kuponë fiskal ka ngjallur interesim të madh tek qytetarët e Republikës. Mirëpo, kjo është ‘zbehur’ paksa me rastin kur ATK-ja vendosi që ta ndryshoi formën e kësaj kampanje.
Projekti në fjalë, i ka sjellur ATK-së miliona euro për afër tri vite.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri në një intervistë dhënë për “Indeksonline” ka folur për të hyrat e këtij institucioni financiar. Sipas tij, kanë shënuar rritje të vazhdueshme.
Ai ka shtuar se janë në fazën e analizimit se si do të modifikojnë formën e re të kuponëve fiskal. Imeri thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë në kohëzgjatje deri në dy vite.
“Kalimi në formën e re të rimbursimit të qytetareve është ne fuqi sipas Udhëzimit të ri 1/2017, është gjithëpërfshirëse dhe mundësia e përfitimit është e madhe dhe me vlere me te madhe se forma e deritashme. ATK do të zhvilloj procesin ne mënyrë transparente dhe gjithmonë do të jetë në kërkim të formave joshëse që qytetarët të jenë pjesë e sukseseve të përbashkëta”, ka thënë ai.
Po ashtu si një ndër projektet më të suksesshme në ATK ka rezultuar të jetë ai i Deklarimit Elektronik të tatimeve – EDI, që i njëjti ju ka mundësuar të gjithë tatimpaguesve të kryejnë tatimet e tyre./Indeksonline/
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...