Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se ata janë në krizë për lëndime para ndeshjes derbi të së nesërmes.
Arsenali mund të jetë në mungesë të gjashtë yjeve për ndeshjen kundër Chelseat të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
“Aktualisht, lista e lojtarëve të lënduar është e gjatë sepse ne kemi humbur Kolasinacun, ne kemi humbur Koscielnyn ndërkohë që ishim në mungesë edhe të Monrealit, Giroudit, Ramseyt dhe Ozilit”, ka thënë Wenger në konferencën e sotme (e martë) për shtyp.
Lexo edhe: Rikthehen ditët e arta të “magjistarit” Xherdan Shaqiri
“Dy që kanë pak shans për ndeshjen kundër Chelseat janë Ozil dhe Koscielny. Ai [Ozil] mund të ketë kryer një test këtë mëngjes por nuk ka qenë jashtë [në ushtrime] që nga ndeshje kundër Crystal Palaces”
“Dhe tjetri është Koscielny për të cilin stafi mjekësor ishin pesimist”
“Kolasinac do të jetë jashtë fushës plotësisht të paktën për dy javë. Koscielny është 30 për qind në dispozicion, 70 për qind nuk është”
Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat zhvillohet në Emirates duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...