Këngëtarja Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj, duke mos qenë fare aktive në rrjetet sociale.
Prej kohësh, ajo është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po realizon projektet e reja muzikore.
Deri tani, Elvana Gjata ka lançuar dy këngë dhe duket se është gati për projektet e reja. Që prej fundit të nëntorit, Elvana u kishte munguar fansave, derisa papritur u shfaq në këtë foto nga Hollywood, ku duket të jetë në shoqërinë e një mashkulli simpatik. Ai është dhe personi që ka realizuar foton, pikërisht fotografi i njohur King Vuddha, i cili ka realizuar një set fotosh me Elvanën.
Mesa duket ajo pret të publikojë projektin e radhës në fillim të vitit. Por kjo nuk është arritja e vetme e Elvanës për vitin 2017. Miq të afërm flasin se ajo këtë vit është fejuar me të dashurin biznesmen nga Tirana. Flitet se artistja ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë, që bën dhe për biznesin e tij pasi ka në pronësi një hotel të njohur.
Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhë- time të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.
Dhe kështu Elvanës nuk i mungon asnjë gjë për të jetuar si në përrallë. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhë- timet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla./ Panorama
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...