Drejtori i Zyrës për Informim në zyrën e kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj e ka parandaluar ngritjen e çmimit të rrymës.
Ai në një postim në profilin e tij në Facebook ka thënë se rrymë do të ketë. ” Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve”, ka shkruar Matoshi.
Postimi i plotë:
Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve!
Ndërsa mediat që u ka humbur sensi i luftës për të vërteten i ftoj për ballafaqim me faktet!
Le të dihet: Nuk është etike të shpifet kinse një qytetar x prej dy milionëve pretendon se është rritë çmimi i rrymës elektrike.
- Çmimi i rrymës nuk është rritë për ASNJE CENT dhe këtë e ka parandalu Kryeministri.
- Ndërprerjet sëfundi janë pasojë e prishjeve teknike ngase po prodhohet në KEK me kapacitete të plota…
- Rrymë ka me pasë!
Kosova nuk është më ajo e para 11 shtatorit!
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...