Ish anëtari i lartë i Shërbimit Informativ të Shqipërisë për rajonin e veriut Ndoc Mulaj ka reaguar ndaj vendimit të presidentit shqiptar Ilir Meta për t’ia dhënë nënshtetësinë kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Anastas Janullatos, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë në formë thumbi se do duhej ta dekretonte Janullatos drejtor të SHISH-it, meqë është pozita bosh.
“Nuk e kuptoj se pse presidenti nuk e dekreton Janullatosin edhe si Drejtor te SHISH, pasi vendi eshte bosh dhe ai e njeh mire ate zanat, apo nuk e ka edhe dosjen atje e te madhe sa “Urata e Zojes”…?!”, shkruan Mulaj në Facebook.
Ditë më parë presidenti Ilir Meta me një dekret shtetëror vendos t’i japë Anastas Janullatos shtetësinë shqiptare. Ndërkohë presidenti Alfred Moisiu dy herë kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.
Ndërkohë Mulaj si zyrtar i lartë në SHISH kishte ndihmuar Kosovën në kohën e luftës./Arbresh.info/
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...