Patric Cutrone shpërtheu në lot pasi shënoi golin e fitores në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Interit.
19-vjeçari hyri në fushë si një zëvendësues dhe goli i realizuar në pjesën e parë të vazhdimeve në San Siro i siguroi skuadrës së tij kualifikimin në gjysmëfinale, transmeton portali arbresh.info.
“Të mendosh që dje isha me skuadrën e të rinjve në Primavera dhe që festova ashtu pasi shënova në derbi para gjithë kësaj turme, është thjeshtë e jashtëzakonshme”, ka thënë Cutrone për ‘Rai Sport’ pas ndeshjes. “Mendoj se kishim nevojë për atë fitore për moral. Derbi nuk mund të përshkruhet kurrë si një ndeshje normale”
“Ëndrra ime është për të qëndruar këtu, pasi e duan Milanin dhe dua të vazhdojë qëndrimin në këtë klub”
“Ia dedikoj golin familjes time sepse ata gjithmonë më kanë mbështetur mua dhe çdo gol që shënojë në të ardhmen do të jetë një dedikim për ata”
Lazio është rivali i AC Milanit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë./arbresh.info/
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...