Dy shtetas të Shqipërisë, që hynë në Britani të Madhe duke u paraqitur si refugjatë nga Kosova, janë lejuar që të qendrojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe me 21 dhjetor vendosi në favor të dy emigrantëve shqiptarë, të cilin tashmë kanë ndërtuar familje në vend, transmeton portali arbresh.info
Dinjan Hysaj, 40 vjeç dhe Agron Bakijasi, 44 vjeç, u lejuan që të qëndrojnë në Britani të Madhe, përderisa pretendonin se kishin ikur nga Kosova gjatë viteve të ’90-ta.
Pas zbulimit të gënjeshtrës, atyre u ka ardhur kërkesa për deportim, megjithatë, së fundmi Gjykata Supreme ka lejuar që të dy personat në fjalë të vazhdojnë jetën në Britani të Madhe./arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...