Kosova ka humbur territor dhe se pjesa e territorit e cila është diskutabile se kujt i përket ka qenë e menaxhuar nga Kosova deri më 12 janar të vitit 2009.
Kështu ka thënë sot kryetari i Komisionit të ri Shtetëror për Demarkacionin, Shpejtim Bulliqi, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Kosova ka humbur territor. Komisioni jonë ka qenë i detyruar që të mbështetet në kontrollin efektive se kush ka menaxhuar me atë territor deri në një moment të caktuar dhe nga hulumtimet që kemi bërë, disa nga institucionet tona edhe jashtë territorit, kemi ardhur në përfundim se shumë objekte infrastrukturore të ndryshme, për periudha të tëra kohore, në atë territor që sot është diskutabil ka menaxhuar Kosova. Kosova e ka shtruar asfaltin, Kosova e ka mirëmbajtur rrugën, Kosova e ka kontrolluar atë territor deri më datën 12 janar 2009”, është shprehur Bulliq.
Sipas tij, Policisë së Kosovës për herë të parë nga pala malazeze i është kërkuar që kompanitë e Kosovës të mos shkojnë për ta mirëmbajtur atë rrugë.
Bulliqi ka thënë se vija administrative e Krahinës socialiste autonome të Kosovës së dikurshme nuk është identike me vijën kufitare të cilën e ka prodhuar Komisioni i kaluar Shtetëror për Demarkacionin./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1639700236095062/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...