Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për nismën e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se iniciativës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale duhet t’i jepet një epilog në Kuvend.
Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se kjo iniciativë është legjitime dhe se qeveria do ta respektojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi për këtë çështje.
Haradinaj ka pranuar se shfuqizimi i Ligjit për Specialen mund t’i sjellë pasoja Kosovës.
Ai ka bërë me dije se AAK-ja ka votuar kundër kur është themeluar Gjykata Speciale dhe vazhdon të jetë kundër saj edhe sot.
Kryeministri ka theksuar se janë të interesuar që selia e Speciales të jetë në Kosovë.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...