
Methods of fuel theft from trucks
Dukuria e vjedhjeve në Kosovë ka rënë këtë vit, krahasuar me një vit më parë.
Raportet e përditshme të Policisë për ngjarjet në 24 orëshin e fundit në territorin e Kosovës flasin për një numër të madh të rasteve të vjedhjeve, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës ka ofruar të dhëna për arbresh.info sipas të cilave, numri i vjedhjeve ka shënuar rënie gjatë periudhës janar- nëntor të vitit 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Derisa në 11 mujorin e vitit 2016 janë evidentuar 5610 raste të vjedhjeve, gjatë 11 mujorit të vitit 2017 janë evidentuar 5264 raste, apo 7,96 për qind më pak.
Në raportet e Policisë thuhet se vjedhjet më të mëdha bëhen nëpër shtëpi dhe markete të ndryshme.
Edhe vjedhjet e rasteve të rënda kanë shënuar rënie.
Derisa gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2016 janë evidentuar 5026 raste, gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2017 kanë ndodhur 4625 raste të vjedhjeve të rënda, apo 7,96 për qind./arbresh.info/
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...