Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka quajtur dramatike por të panevojshme zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
“Sonte i kemi parë disa zhvillime dramatike të panevojshme. Ju keni parë sot koordinimin që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne nuk mund të lejojmë që të Kosova të prishë këtë partneritet. LDK nuk lejon që të shkatërrohet për një natë atë që bashkë me miq është ndërtuar për 17 vjet”, ka thënë Hoti, përcjell Koha.net.
“Rruga e Kosovës është e qartë dhe ne nuk e lejojmë që një parti për tekat e saj të prish atë rrugë”, ka thënë ai./koha.net/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...