Është duke u mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e OKB-së për të miratuar rezolutës për të kundërshtuar vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytete të Izraelit.
Për këtë çështje, Shqipëria ndodhet në një pozitë të vështirë në OKB e sidomos në raportet me SHBA-të, Presidenti i të cilit ka paralajmëruar se shtetet që votojnë kundër vendimit për njohjen e Jerusalemit, do t’u ndërpritet asistenca financiare.
Shqipëria në fakt është njëra ndër vendet që përfiton financiarisht nga SHBA, por kësaj here ndodhet në një pozitë të vështirë, pasi deri më tani Shqipëria është pozicionuar politikisht me BE-në, e cila refuzon vendimin e Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqendra e Izraelit.
Mbi këtë çështje ka shkruar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se një votë kundër SHBA-ve është plotësisht jo në interesin kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Ne OKB do votohet nje rezolute anti-amerikane! Vota ne OKB per denimin e vendimit te Presidentit Trump per Jeruzalemin, eshte vote kunder interesit kombetar te shqiptareve. Sb”(sic), ka shkrua Berisha në Facebook./arbresh.info/
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...