Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e fundit për media ka folur edhe për reformën zgjedhore duke thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me spektrin politik të vendit, shkruan arbresh.info.
Ai ka theksuar se me opozitën kanë një frymë dhe ambient tjetër politik.
“Tek idetë që kam prezantuar ato nuk janë akte që mund të kryhen shpejtë dhe nuk janë vendime, janë ide që duhet debatuar dhe debateve duhet tu japim kohë. Ideja për të vërtetën dhe pajtimin ka pasur debate. Unë do ta mbështes shoqërinë civile në këtë. Sa i përket dialogut s’ka qenë ide vetëm e imja por e të gjithëve që kanë qenë pjesë e institucioneve dhe kemi marrë vendime të përbashkëta”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi ka thënë se paritë politike janë duke diskutuar që të shtohet reforma për zgjedhjen e presidentit nga populli.
“Partitë politike janë duke diskutuar seriozisht dhe jeni të sigurte se do të shtohet edhe reformë për zgjedhjen e presidentit. Kosova ka nevojë për zgjedhjen e presidentit nga qytetarët, ka nevojë për reformë për zgjedhjet lokale dhe vet spektri politik duhet të kenë konsensus”, ka thënë ai./arbresh.info/
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...