Shkodran Mustafi do të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi të Arsenalit kundër Liverpoolit.
Mbrojtësi shqiptar është rikuperuar nga lëndimi dhe është në dispozicion për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger kundër “Redsave”, shkruan portali arbresh.info.
Mustafi ishte lënduar në kofshë të këmbës në derbin e humbur para dy jave kundër Manchester United në Emirates dhe ishte detyruar të largohet nga fusha në minutën e 13′ të ndeshjes.
25-vjeçari humbi tri ndeshje në Premierë Ligë që nga disfata e pësuar në fillim të këtij muaji.
Reprezentuesi i Gjermanisë së bashku me futbollistin tjetër shqiptar, Shkodran Mustafin, pritet të jenë pjesë e formacionit startues për ndeshjen e së premtes që zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Arsenalit për ndeshjen kundër Liverpoolit: Cech, Ospina, Mertesacker, Holding, Mustafi, Koscielny, Chambers, Monreal, Debuchy, Bellerin, Nelson, Kolasinac, Maitland-Niles, Coquelin, Wilshere, Xhaka, Elneny, Ozil, Iwobi, Sanchez, Welbeck, Walcott, Lacazette.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi