Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka pretenduar se Alvaro Morata do të jetë “një humbje e madhe” për ndeshjen e së shtunës në Premierë Ligë kundër Evertonit në Goodinson Park.
Sulmuesi është suspenduar pasi mori kartonin e tij të pestë këtë sezon në ndeshjen e fituar mbrëmjen e së mërkurës ndaj Bournemouthit në çerekfinale të EFL Kupës, transmeton portali arbresh.info.
Morata ishte ndëshkuar për festimin e ekzagjeruar pas golit të realizuar 14 sekonda pas barazimit nga Bournemouthi. Conte do të jetë tani në mungesë të sulmuesit, i cili ka shënuar 11 gola brenda 23 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
“Ai do të jetë një humbje e madhe për ne, veçanërisht sepse kemi për të luajtur një ndeshje të vështirë kundër Evertonit”, citohet të ketë thënë trajneri për ‘Daily Mail’. “Është për keqardhje, por ne duhet ta pranojmë këtë”
Chelsea do të përballet me Arsenalin në gjysmëfinale të EFL Kupës./arbresh.info/
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...