Një tërmet mesatar ka goditur Teheranin, duke krijuar panik tek banorët, të cilët kanë dalë në rrugë ndonëse nuk është raportuar për viktima apo dëmtime serioze, ka raportuar media iraniane shtetërore.
Autoritetet iraniane kanë thënë se tërmeti 5.2 shkallë të Rihterit, ka pasur epiqendrën 7 kilometra në thellësi të tokës.
Muajin e kaluar një tërmet me shkallë 7.3 pati goditur provincën iraniane Kermanshah, duke lënë të vdekur 620 persona dhe duke lënduar mijëra të tjerë.
Autoritetet iraniane u kanë kërkuar banorëve të jenë të qetë mirëpo të përgatitur për ndonjë tërmet tjetër.
Në Teheran dhe qytete të tjera banorët kanë dalë në rrugë dhe parqe, duke u frikësuar për ndonjë tërmet tjetër.
Disa prej tyre kanë qëndruar gjatë gjithë natës në rrugë.
Të tjerë kanë vizituar tempullin e Ayatollah Ruhollah Khomeini, themeluesit të Republikës Islamike.
Gjatë ditës së sotme televizioni shtetëror ka raportuar se shkollat, fakultet dhe zyrat qeveritare do të jenë të mbyllura në Teheran, Alborzn dhe provicën Qom./REL
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...