
Winter in Greenland
Stina e dimrit sivjet arrin të enjten, më 21 dhjetor, në orën 17 e 27,9 minuta (sipas kohës sonë). Nesër është dita e 355-të e vitit 2017. Deri në fund të vitit janë edhe dhjetë ditë (pa e llogaritur edhe ditën e hyrjes së dimrit).
Dimri do të zgjasë 89 ditë. Kjo stinë do të përfundojë më 20 mars të vitit 2018, në orën 17 e 15 minuta, kur fillon stina e pranverës.
Në momentin e arritjes së dimrit, sivjet Dielli do të jetë në bregun perëndimor të Amerikës Jugore, kurse Hëna mbi Atlantik. Ne, ndërkaq presim mëngjesin.
Në ditën e arritjes së dimrit, Dielli do të ndodhet në yjësinë Shigjetari (Sagittarius). Më 21 dhjetor të vitit 2017 Dielli në Prishtinë lind në orën 7.02, ndërsa perëndon në 16.05, që do të thotë se mbi horizontin Dielli do të jetë nëntë orë e 3 minuta.
Në momentin e arritjes së dimrit, Dielli do të jetë nën horizont./Arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...