M.P nga Prizreni është dënuar me 1 vjet burgim nga Gjykata e Apelit për shkak të marrjes së ryshfetit.
“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, në rastin e të akuzuarit M.P., për shkak të veprës penale: “Marrja e ryshfetit” nga neni 343 par.2 të Kodit Penal të Kosovës. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 29.01.2015, me anë të te cilit ai ishte liruar nga akuza, është NDRYSHUAR”, thuhet në njoftin e Gjykatës.
“Kjo gjykatë konform dispozitave të nenit 365 të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e shpallë FAJTOR, sepse në vitin 2012, si gjyqtar pranë Gjykatës Komunale në Gjilan, ka kërkuar nga pala e dëmtuar, e pastaj edhe pranuar, një shumë të hollash prej 2 mijë eurove, për të kryer një veprim të cilin është dashur ta kryej, në kuadër të autorizimeve të tij zyrtare”, transmeton lajmi.net
Andaj, Gjykata e Apelit me aplikimin e dispozitave të neneve 41 dhe nenit 46 të KPRK-së, të akuzuarit i shqipton dënimin me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 07.11.2012 e gjer më 04.12.2012./Lajmi.net/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses