Europa është përplot me tregje të Krishlindjeve gjatë muajit nëntor dhe dhjetor. Por a e keni ditur se cilat vende në Gjermani e mbajnë vendin e parë?
Portali “arbresh.info” sjell se ku ndodhen ato, nëse ju keni planifikuar të lëvizni gjatë Krishlindjeve në Gjermani.
Berlin
Ju tanimë keni një arsye shtesë për të vizituar kryeqytetin e Gjermanisë. Shumë njerëz e konsiderojnë Gendarmenmarkt si sheshin më të bukur të Berlinit dhe tregu i Krishlindjeve është mjaft popullor. Ata mbërthejnë dritat dhe vendosin një qytet të vogël në formë tende ku mund të shikoni punime të shumë artistëve.
Nuremberg
Një nga tregjet më përrallore në Gjermani është Christkindlesmarkt, që daton diku rreth shekullit të 16-të. Me më shumë se 180 stalla druri, mjedisi i jep një pamje piktoreske qytetit bavarez. Aty mund të kaloni kohën edhe fëmijë, pasi ka shumë ambiente me lodra.
Hamburg
Dritat e kuqe, i japin një pamje tjetër qytetit. Hamburg-ut, louche St. Pauli, ofron “Santa Pauli”, shfryrjen e saj në tregun tradicional gjerman, ku shfaqen edhe disa striptisere edhe “engjuj seksi”. Megjithatë, ky nuk është vend për fëmijë./arbresh.info/

E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...