Një predikues në Turqi ka thënë se burrat duhet të rrisin mjekrrën për ta bërë të qartë që nuk janë gra.
Kryetari i Islamit Murat Bayaral gjatë një debate në shfaqjen televizive Fatih Medreseleri gjatë kësaj fundjave është përplasur në lidhje me burrat pa mjekra, shkruan “Hurriyet Daily News”, transmeton portali arbresh.info
“Burrat duhet të rrisin mjekrrat, sepse mund të shkaktojnë mendime të pahijshme te burrat tjerë, për shkak se duken si gratë”, tha ai.
“Për shembull, nëse shihni një burrë me flokë të gjatë nga larg, mund të mendoni se ai është grua, vetëm pse nuk ka mjekërr.”, shtoi ai.
Sipas tij, kjo ndodh edhe për shkak se burrat dhe gratë tani vishen njësoj.
Megjithatë, komentetet e tij kanë shkaktuar debate të ashpëra.
Magdalena Kirchner, e cila është anëtare e Qendrës së Politikave të Stambollit, tha se komentet si të Bayaral nuk janë të rralla.
“Debatat turke mbi devodshmërinë dhe modestinë nuk janë të rrala”, tha ajo.
“Erdogan deklaroi në vitin 2012 synimin për të rritur “gjenerata të devotshme” dhe ish-zv.kryeminitri Bulent Arinc, deklaroi në vitin 2014 se gratë nuk të qëshin me zë të lartë në publik”, shtoi ajo./arbresh.info/
Mësimdhënësi dyshohet se sulmoi një nxënës në Prizren
Themelohen dy ndërmarrje publike lokale, njëra në Fushë Koso...
OSBE: RTK ka nevojë për financim të qëndrueshëm
Kurti dhe ambasadori gjerman diskutojnë bashkëpunimin në eko...
FMN: Ngërçi politik ngadalësoi rritjen ekonomike në Kosovë
Dosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë,...