Samsung Galaxy S9 do të lançohet së shpejti.
Sipas “Bloomberg”, Androidi i ri i gjigantit korean do të njoftohet në shkurt të vitit të ardhshëm. Thuhet se Samsungu do të zbulojë dy versione: Galaxy S9 dhe S9+, siç ka bërë në dy vitet e fundit me S7 dhe S8.
Celularët e rinj do të vijnë me sistem të ri kamerash dhe do të lançohen në muajin mars. Ka zëra se dizajni i tyre është shumë i ngjashëm me ato S8 dhe S8+.
Edhe pse po bëhet gati për Galaxy S9, kjo nuk e përjashton mundësinë që Samsungu të prezantojë edhe të shumëpriturin Galaxy X në muajt e parë të vitit të ardhshëm./TCH/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...