Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu e ka quajtur sërish dënim politik, vendimin e gjyqtarit Beqir Kalludra, i cili dy ditë para zgjedhjeve u shqiptoi 21 vite burg 4 aktivistëve të VV-së.
Aliu ka bërë me dije se Vetëvendosje do të paraqesë ankesë mbi këtë aktvendim dhe se do ta ndjekë këtë çështje në të gjitha instancat.
Ky është komenti i tij i plotë:
Aktvendimi nga gjyqtari Beqir Kalludra u publikua një muaj pasi u shqiptua dënimi për aktivistët tanë, pra dy javë më vonë se afati ligjor. Kjo shkelje e procedurave nga gjyqtari Kalludra vërteton atë që ne e thamë qysh në fillim: dënimi i aktivistëve dy ditë para zgjedhjeve ishte i porositur politikisht për ta dëmtuar Lëvizjen në Prishtinë, Prizren e Dardanë.
Tash ne i kemi 15 ditë kohë që të paraqesim ankesë mbi këtë aktvendim. Si Lëvizje, me të gjitha forcat që i kemi, jemi të përgatitur ta ndjekim këtë çështje në të gjitha instancat dhe shkallët e gjyqësorit, bashkë me familjarët dhe avokatët e aktivistëve të dënuar.
Ne jemi të bindur se aktivistët janë të pafajshëm, dhe pretendimet e akuzës janë rrëzuar gjatë 15 muajve që po zgjat ky proces gjyqësor i porositur nga pushteti politik.
Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të kursehemi, nuk do të ndalemi deri sa të zbatohet drejtësia e të lirohen të pafajshmit, sepse janë shokët tanë të idealit, janë qytetarë të mirë, janë opozitarë që po dënohen nga një pushtet kriminal.
Solidarizohemi me ta, e nëse do të jetë nevoja, do të protestojmë për ta. Sepse e duam Kosovën demokratike, e duam shtet të së drejtës. Ku askush nuk dënohet pa prova, e ku opozita nuk shkelet nga pushteti.
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...