Shri Lanka ka kërkuar nga presidenti rus, Vlladimir Putin, që të heqë ndalesën e çajit Ceylon.
Importet janë ndaluar javën e kaluar pasi që Rusia gjeti insekte të njohura si Khapra në çaj.
Nuk është e qartë nëse insekti është gjetur i ngordhur apo i gjallë në çaj.
Shri Lanka është e vendosur që të zgjidhë problemin, duke e quajtur rastin si “incident të izoluar”.
Dy ministra të Shri Lankës do të shkojnë në Moskë për të kërkuar suspendimin e ndalesës së importimit të çajit.
Ministri i Plantacionit, Navin Dissanayake dhe ai i Industrisë Rishad Bathiudeen janë në krye të delegacionit special që do të takojnë autoritet ruse për të diskutuar lidhur me rastin.
Presidenti Maithripala Sirisena ka urdhëruar fermerët e çajit në Shri Lanka që të mos bëjnë panik, duke i siguruar ata se qeveria do të bëjë çmos për të zgjidhur problemin.
Rusia është njëri nga importuesit më të mëdhenj të çajit të Shri Lankës.
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...