Futbollisti i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, e ka bërë një gjest që është komentuar me të madhe në rrjetin social ‘Twitter’, përcjellë arbresh.info.
Sulmuesi i Atletico Madrid ka postuar një fotografi në ‘Instagram’, ku ka veshur fanellë të basketbollistëve.
Ai gjithashtu ka ngjyrosur fytyrën me ngjyrë të zezë dhe ka vënë një parukë me flokë të gjata.
“Parti i 80-tave” ka shkruar Griezman në këtë postim.
Ylli i La Ligas ka kërkuar falje për këtë gjest duke thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë që ta lëndojë askënd. “Nëse dikush është ndjerë i ofenduar, kërkojë falje. Nuk ka qenë qëllimi që të lëndohet askush”, ka shkruar Antoine Griezmann. /arbresh.info/

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...