Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot gjykohet për dy raste për “Shuplakat në Komunën Qendër” dhe për lëndën “Trajektorja” ku akuzohet për autostradën Mlladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.
Sipas Agjensisë informative Meta, për Gruevskin PSP ka dorëzuar 315 fakte nga “bombat” që lidhen me komunikimet e Gruevskit me ish-zyrtarët e tij. Bëhet fjalë për fakte të llojit të bisedave telefonike dhe sms mesazhe.
Prokuroria Speciale Publike kur i’a ka prezentuar faktet Gruevskit dhe të akuzuarve tjerë në këtë lëndë, ata nuk kanë pranuar t’i shohin.
Përshkak të gjykimit për lëndën “Shuplakat në Komunën Qendër” gjykimi për lëndën “Trajektorja” anulohet për me 26 dhjetor./Gazeta Express/
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022