Anëtarja e Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë sot se duhet të kalohen ambiciet individuale në emër të projektit kombëtar dhe të emër të sakrificës që kanë bërë për Vetëvendosje, Mon Balaj, Arben Xheladini e Astrit Dehari.
Këtë deklaratë, Mulhaxha-Kollçaku e bëri gjatë hapjes së mbledhjes së 31’të, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan arbresh.info.
“Le të kalohen ambiciet individuale në emër të projektit kombëtar dhe në emër të sakrificës që kanë bërë për Vetëvendosje Moni, Arbeni e Astriti të cilët kurrë nuk do t’i harrojmë e të cilët na udhëheqin në rrugën tonë në të ardhmen sepse vetëm ashtu vazhdojmë të jemi Vetëvendosje”, ka thënë Mulhaxha-Kollçaku.
Sipas saj, mandati i kryetarit të VV-së, Visar Ymeri i përfundon mandati në janar të vitit 2018 dhe se Këshilli i Përgjithshëm duhet të caktoj datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1630877730310646/
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...