Torino dhe Napoli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Pas fitores impresive 3 me 1 kundër Lazios, Torino synon të shfaq një performancë të tillë edhe sot (e shtunë) ndaj skuadrës së Napolit që së fundmi ka pasur probleme me formë, shkruan portali arbresh.info.
Presioni sigurisht se ka filluar të rritet në trajnerin Sinisia Mihajlovic, prandaj fitorja kundër ish skuadrës së tij do t’i ipte një shtytje strategut serb.
Tani jashtë Ligës së Kampionëve, një kompeticion që dukej qartë se Sarri nuk e ka në fokus, Napoli ka kthyer plotësisht vëmendjen e tyre në ndeshjet në Serie A.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Stadio Olimpico duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Torino (4-3-3): Sirigu; De Silvestri, Nkoulou, Burdisso, Molinaro; Baselli, Valdifiori, Rincon; Falque, Belotti, Berenguer.
Napoli (4-3-3): Reina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Zielinski.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...