Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka kujtuar 17 vjetorin e rënies së vdekjes së veprimtarit më të shquar të lëvizjes çlirimtare, Jashar Salihu, shkruan arbresh.info
Presidenti, ka shkruar se Jashar Salihu, ka lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes qoftë brenda, qoftë në diasporë.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Para 17 vitesh vdiq njëri nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes çlirimtare, Jashar Salihu. Veprimtarinë atdhetare Jashar Salihu e kishte përcaktim themelor, duke lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes qoftë brenda, qoftë në diasporë. “Gjenerali” dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin e zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte personalitet që rrezatoi humanizmin, devotshmërinë dhe përkushtimin e lartë në të gjitha periudhat historike që kaloi lëvizja atdhetare, duke kryer me nder të gjitha përgjegjësitë politike. HTH”, ka shkruar presidenti në facebook.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë