Katër varreza të paprekura të fëmijëve që datojnë prej më shumë se 3,000 vjetësh janë në mesin e zbulimeve më të fundit në afërsi të qytetit egjiptian Aswan, thonë zyrtarët.
Një nga të varrosurit është gjetur nga ekipi suedez-egjiptian kishte një linjë të mumifikimit, ka thënë kreu i ministrisë së antikitetit, Dr Ayman Ashmawy, transmeton portali arbresh.info

Varrimet datojnë nga dinastia 18 e Egjiptit (1549 / 1550-1292 pes).
Ndërkohë një ekip egjiptian-austriak zbuloi një pjesë të një varreze dhe një ekip zviceran gjeti një statujë të një gruaje.
Varrimet u gjetën nga arkeologët në vendin Gebel al-Silsila. Njëri ishte një varr i gdhendur në shkëmb për një fëmijë të moshës midis dy dhe tre vjeçare, raporton BBC. Përveç mumieve, gjithashtu u gjetën materiale organike nga mbetjet e një arkivoli prej druri./arbresh.info/

A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...