Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Brendshme rreth zbatimit të MSA-së dhe për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili pyeti ministrin se pse ka me shumë raste të iniciuara nga Policia dhe shumë pak aktakuza të ngritura nga Prokuroria.
Por Rashit Qalaj nga Policia e Kosovës tha se ka disproporcion mes padive të ngritura nga Policia por se prokurori vendos për ngritjen e aktakuzës apo jo.
Ministri Sefaj kërkoi nga deputetët që ta ndihmojnë në miratimin e Projektligjit për pensionimin e pjesëtarëve të Policisë, i cili parasheh që rreth 2 mijë pjesëtarë brenda tri viteve të dalin në pension.
Sefaj tha se këtë projektligj e ka bllokuar FMN-ja pasi sipas tyre ka kosto të madhe financiare.
Ministri Sefaj ka raportuar edhe për imlementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë që i përkasin Ministrisë së Punëve të Brendshme./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit