Udhëheqësit e BE-së janë të ndarë sa i përket skemës së kuotave për strehimin e emigrantëve, në mbledhjen e samitit në Bruksel.
Kryetari i Samitit Donald Tusk irritoi një komisioner të BE dhe disa zyrtarë të tjerë duke u quajtur kuotat e detyrueshme “joefektive” dhe “shumë ndarëse”, transmeton portali arbresh.info
Agjenda e tij e Këshillit Evropian bën thirrje për një marrëveshje të BE-së deri në qershor për të lehtësuar barrën e vendeve të Mesdheut që përballen me presionin më të madh të migrantëve.
Polonia dhe tre fqinjë në Evropën Qendrore hedhin poshtë politikën e azilit të BE.
Komisioni Evropian po padit Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për refuzimin e pranimit të azil kërkuesve nën një sistem kuotash të BE.
Sllovakia është anëtari i katërt i Grupit të Vishegradit, i cili kundërshton kolektivisht kuotat./Arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...