Sezoni vjeshtor i Superligës së futbollit ishte pozitiv për Lirinë, e cila në pushim dimëror ka shkuar me vetëm 6 pikë më pak sesa kryesuesi, Llapi.
Me këtë nënkuptohet se ekipi prizrenas e ka konfirmuar kandidaturën për titull të kampionit, të cilin trofe pritet ta kërkojë me seriozitet gjatë sezonit pranveror, pasi qysh para fillimit të kampionatit kishte bërë investime të mëdha në përforcime, duke sjellë edhe trajner e lojtarë nga Shqipëria.
Njëri ndër përforcimet më të qëlluara ka rezultuar Alush Gavazaj. Ish lojtari i Tiranës, Bylysit, Tërbunit dhe Korabit tani po e kërkon kualifikimin në gara evropiane me bardhezinjtë nga qyteti i lashtë kosovar, shkruan “Zëri.info”.
Në këtë mënyrë, ai e paralajmëron vazhdimin e kontratës me Lirinë, e cila do të duhej të skadonte në janar. “Dëshiroj ta prek Evropën me Lirinë”, ka thënë ai.
“Me më pak fat sportiv, ne do të ishim më lartë në klasifikim. Pësuam në dy ndeshje në minutat e fundit. Por, besoj në përkrahjen e Komunës dhe donatorëve, që secili të bëj punën e tij, më pas Liria dosido do të kërkojë njërën nga pozitat që dërgon në Evropë”, ka theksuar ai. /Zëri
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...