Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se qytetarët janë lodhur nga keqqeverisja e LDK-së dhe e Haki Rugovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se më 17 dhjetor do të rikonfirmohet fitorja e tij në Istog.
Dreshaj ka bërë me dije se me të kryetar komune, qytetarët e Istogut do të përfitojnë shumë.
Ai ka bërë me dije se nëse zgjedhet kryetar i Komunës së Istogut do të heqë dorë nga paga e kryetarit dhe nuk do ta shfrytëzojë as veturën zyrtare.
“Qytetarët janë të dëshpëruar me qeverisjen në Istog, sepse nuk i kanë kushtet elementare për të jetuar”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka shtuar se, nëse nuk do të ketë dallavere nga LDK-ja, atëherë do të jetë fitues i zgjedhjeve të së dielës në Istog. “Jam i bindur se këtë herë do ta ‘shkatërroj’ Haki Rugovën”, është shprehur Dreshaj./Epoka e Re/
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...