Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova ka thënë se vendimin për rivotim në komunën e Istogut, nuk e kanë pritur mirë, por duhet të respektohet.
“Nuk kemi qenë të kënaqur si LDK për shkak se ne me ankesën tonë kemi kërkuar anulimin e votave me postë të ardhura nga Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Austria. Ne kemi pritur që të anulohen vetëm ato vota të kontestueshme, jo të gjitha votat e ardhura me postë”, ka thënë Rugova në “Debat D” në RTV Dukagjini.
Rugova ka thënë tutje se vendimi për rivotim në Istog, është një vendim politik.
“Nga Mali i Zi kemi mbi 700 vota me postë të cilat janë keqpërdorur më së shumti”, tha Rugova.
Ai tutje ka shtuar se janë identifikuar raste të manipulimit të votës së diasporës dhe të vdekurve. Ndërkaq duhet theksuar se në këtë debat në momentet e fundit e ka anuluar pjesëmarrjen e tij kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...