Në kuadër të turneut të tij diplomatik në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, sot do të qëndrojë në vizitë zyrtare njëditore në Mbretërinë e Suedisë.
Gjatë qëndrimit në Suedi, Pacolli do të takohet me homologen e tij, ministren e Jashtme, Margot Wallstrom, me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, do të ketë takime të tjera me parlamentarë, duke përfshirë Grupin e Miqësisë Suedi-Kosovë si dhe Sekretarët Shtetërorë të Ministrisë së Edukimit të Lartë dhe Hulumtimit dhe atë të Ministrisë për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtarë./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...