Skuadra në Serie A, Napoli është e gatshme të reagoj në janar për transferimin e anësorit të Barcelonës, Gerard Deulofeu.
Deulofeu shkëlqeu në formë huazimi te AC Milani sezonin e kaluar dhe ‘RAI Sports’ raporton që Napoli dëshiron të rikthej sërish në kampionatin italian anësorin, transmeton portali arbresh.info.
Ernesto Valverde nuk është duke shfrytëzuar rregullisht reprezentuesin spanjoll, i cili ka qenë duke u kërkuar vazhdimisht nga klubet italiane derisa rikthimi në AC Milan nuk është përjashtuar gjithashtu.
Rikthimi i Ousmane Dembeles nga lëndimi brenda javëve të ardhshme do të zvogëloj tutje paraqitjet e Deulofeut në Camp Nou.
Deulofeu u rikthye te Barcelona nga Evertoni për 12 milionë./arbresh.info/
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...