Francezët në këmbë për të mbrojtur 5 vjeçarin shqiptar.
Ledjon është një fëmijë 5 vjeç i cili prej një viti frekuenton një shkollë në komunën La Roche-sur-Yon në perëndim të Francës.
Ai dhe prindërit jetojnë nën kërcënimin e ekspulsit të menjëhershëm.
Më shumë se 80 persona, prindër të fëmijëve të kësaj shkolle, dhe këshilli i Federatës së Prindërve po protestojn në mbështetje të familjes shqiptare, e cila siç shkruan media franceze nëse kthehet në Shqipëri është në rrezik të madh nga mafia shqiptare.
Ekspulsi i nënës dhe fëmijës, pa babain është dhënë në korrik, dhe prej atëherë ata jetojnë në kushte të mjerueshme.
Protestuesit i kërkojnë prefektit të rajonit të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të fëmijës. Ata kanë hartuar një letër për të mbrojtur familjen dhe për t’i krijuar kushte të përshtatshme duke garantuar të drejtat themelore për arsimin dhe shëndetin”, shkruajne mediat franceze./OraNews
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...