Si pasojë e plagëve të marruara nga një sulm me armë zjarri, ka ndërruar jetë një femër, ndërsa dy persona tjerë të janë plagosur, të cilët janë dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK.
Policia ka njoftuar se sot rreth orës 17:00, është raportuar për tre persona të plagosur në fshatin Runik të Skenderajt. Policia ka reaguar me urgjencë duke reaguar ndaj situatës me njësi relevante policore, ku është konfirmuar për tre të plagosur nga arma e zjarrit.
“Njeri nga te plagosurit viktimë e gjinisë femërore, si pasojë e plagëve ka ndërruar jete. Dy te plagosurit tjerë janë dërguar për në QKUK. Polici ka arrestuar të dyshuarin kryesin e veprës, si dhe ka konfiskuar një armë. Policia janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, ka theksuar për indeksonline, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...