Ushtrimi i dhunës në shkolla edhe më tej vazhdon të jetë një fenomen shqetësues.
Përparim Qahili, mësimdhënës në shkollën fillore “28 Nëntori” në Vërban të Vitisë, ka qenë objekt i dhunës nga një grup i prindërve.
Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj shkolle Sherif Neziri. Ky i fundit çuditërisht kërkon që ‘dajaku’ ndaj mësimdhënësit të mbyllet si kapitull dhe mos të diskutohet më shumë.


“Po ka ndodh, e kanë rreh për kurgjo hiç. Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës. Le të mbyllet ky kapitull këtu.”, ka thënë ai shkurt pa dashur të proncohet më shumë.
Sipas disa burimeve shkak i gjithë kësaj kanë qenë mosmarrëveshjet mes disa nxënësve dhe Qahilit, shkruan Indeksonline. Për rastin në fjalë është informuar edhe policia e Kosovës. /Indeksonline/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër