Një 21-vjeçar është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, si autori i përdhunimit të një shtetaseje amerikane.
Sipas togave të zeza, i pandehuri F.Alushi ka kryer veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, në dëm të amerikanes rreth të 40-tave, rezidente në kryeqytet. Për këtë ai duhet të vuajë tashmë një dënim me 4 vjet e 11 muaj burg. Procedimi ndaj të riut nisi në dhjetor të vitit 2016. Ai u kallëzua nga amerikania, e cila pretendoi se ishte zgjuar në dhomën e saj të gjumit, teksa një person po kryente marrëdhënie seksuale me të.
Nga gjykimi u provua se ditën e ngjarjes e dëmtura kishte festuar dhe konsumuar sasi alkooli në disa lokale të kryeqytetit. Për këtë shkak atë e kishte shoqëruar në shtëpi një mikeshë e saj, si dhe njëri nga kamarierët e lokaleve, i pandehuri Alushi. Kamarieri është kthyer në banesën e saj pas disa orësh.
Gjatë hetimit dhe gjykimit ai ka mohuar akuzën, por ka deklaruar se ka pranuar të ketër kryer marrëdhënie me amerikanen me kërkesë të saj./abc news
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...