Strategjia e Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së, po parashikon se Serbia mund të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate deri në vitin 2025.
Radio Televizioni i Serbisë mëson nga burimet e veta se kjo mund të ndodhë pas marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën.
“Fundi i vitit 2019 është është paraqitur si afati i fundit për arritjen e një marrëveshje të detyrueshme për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjë që është fakt kyç për anëtarësimin në BE”, ka kuptuar RTS, transmeton lajmi.net
Sipas këtyre burimeve, vlerësohet se sipas ritmit, deri në vitin 2023 mund të ndodh hapja dhe mbyllja e të gjithë kapitujve e bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe BE-së.
Mësohet se gjysma e parë e vitit 2018 do të jetë shumë e rëndësishme për Serbinë dhe Bullgarinë, pasi mund të jenë shtetet që mund t’i hapin rrugë integrimit të Ballkanit në BE.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister ka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane.
Në mëngjes gjithashtu është theksuar se pjesa më e rëndësishme për rrugën e Serbisë drejt BE-së, është normalizmi i raporteve me Kosovën me një dokument ligjërisht të detyrueshëm. /Lajmi.net/
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...
Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...