Mariah Carey vazhdon ta mbajë unazën në vlerë prej 10 milionë dollarësh, të cilën ia kishte dhuruar për fejesë ish-parteri i saj, James Packer.
Këngëtarja është fotografuar gjatë fundjavës në New York me unazën e diamantit në gisht.
Diva e muzikës pop dhe miliarderi australian u ndanë vetëm nëntë muaj pas fejesës së tyre. Packer ishte ndarë nga këngëtarja gjatë pushimeve të tyre në Greqi.
Mirëpo, ajo vendosi që të mos ia kthente unazën e shtrenjtë, të cilën as ish-i fejuari nuk ia kërkoi më, shkruan telegrafi sidoqoftë, Packer e kishte përshkruar lidhjen me Mariah si një gabim.
“Lidhja jonë ishte një gabim për mua dhe një gabim për të”, kishte thënë ai.
Një burim ka thënë se çifti i dikurshëm nuk i flasin më njëri-tjetrit dhe se Mariah e mban unazën në gishtin e mesit.
Burimet kanë thënë se Carey dhe Packer kishin arritur marrëveshje rreth çështjeve të tyre financiare në javën e kaluar dhe se këngëtarja e ka mbajtur unazën 10 milionë dollarëshe./telegrafi/

BE: Nuk po punojmë vetëm që t’i japim fund luftës, por edhe ...
Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim ...
AZ Alkmaar ka 22 herë vlerë më të madhe se Drita, por kampio...
Qeveria bullgare jep dorëheqje pa pritur votimin e mosbesimi...
Ulutash: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, vitale p...
Thierry Henry i del në mbrojtje Alonsos, sulmon lojtarët e R...