Metz pësoi një tjetër disfatë në këtë fundjavë dhe ishte Nice që e mundi me rezultatin 3-1.
Kjo ka bërë që skuadra në të cilën aktivizohet Ivan Balliu të mbyllë tabelën e klasifikimit me vetëm katër pikë pas 16 javësh të luajtura.
Mirëpo, disfata e fundjavës nuk ka qenë i vetmi lajm i keq, pasi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është dëmtuar dhe vetë trajneri i saj e ka konfirmuar që bëhet fjalë për një lajm të rëndë, shkruan Panorama Sport.
Futbollisti kuqezi ka nxjerrë shpatullën dhe ky dëmtim besohet se do ta mbajë atë larg fushave të lojës për disa javë. Kjo bën që Balliu ta ketë mbyllur para kohe fazën e parë dhe vitin kalendarik. /Panorama

Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi