Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror sot prezanton para qeverisë së Kosovës, raportin e të gjeturave të reja në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.
Në mbledhjen e qeverisë e cila nis në orën 9:00, pikë e rendit të ditës është edhe raportimi i kryetarit të këtij komisioni Shpejtim Bulliqi i cili do të prezantojë të gjeturat rreth Demarkacionit, i cili ka konfirmuar se tashmë raporti për këtë çështje është i përfunduar.Prezantimin e raportit nga ana e Bulliqit e ka paralajmëruar të premten edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
“I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri si konkluzë do të dalë se marrëveshjen duhet ta procedojë Qeveria në Parlament. Të gjeturat e raportit ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetët shumë punë pos me proceduar në Kuvend. Mundemi të hënën me mbajt një mbledhje të qeverisë por së pari të kemi konsulta paraprake”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju