Nuk është e pazakontë që shumë emigrantë, për shkak të viteve që kalojnë në një vend të caktuar të marrin të paktën theksin e gjuhës së vendit ku jetojnë.
Ky ishte edhe rasti i Olsit, njëra palë e ftuar në studion e “Shihemi në gjyq”, i cili prej shumë vitesh jetonte në Greqi.
Por përveç theksit grek, një tjetër detaj që krijoi ndoshta edhe humor, ishte fakti se Olsi duket se kishte harruar fjalën e përshtatshme për t’iu drejtuar një zonje, shkruan tvklan
Kjo pasi në pjesën më të madhe të programit, ai e thërriti zonjën Eni Çobani, “Zoti Eni”.
Olsi: Zoti Eni…
Adriana e korrigjon: Zonja Eni
Çobani: Nuk ka problem, ai e filloi kështu dhe unë po e lë që ta mbarojë po kështu, nuk ka problem.
Thuajse gjatë gjithë emisionit, Olsi e pati të vështirë të vendoste, mes “Zotit” dhe “Zonja”. Megjithatë, juristja dhe drejtuesja e “Shihemi në Gjyq”, e kaloi gjithçka me qetësi, duke u fokusuar tek problemi për të cilin ishin në studio.
Diskutimi për pronat mes dy kunetërve nuk kaloi pa përplasje mes tyre./tvklan.al
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...